Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal, e kam ngritur nevojën e mbështetjes materiale (financiare) të Shoqatës për Persona me Aftësi të Kufizuara në Gjilanit, HENDIKOS, e cila në këtë fillimvit po përballet me vështirësi të natyrës financiare.
Me këtë rast Drejtori komunal i Shëndetësisë, z. Selami Xhemaili, në përgjigjen e tij, përmes shifrave (për vitin e kaluar) e ka nënvizuar kapacitetin e asistimit për këtë shoqatë, derisa ka premtuar angazhim institucional, përmes thirrjes publike për donacione për projekte konkrete, ngase sipas tij, deri tash nuk kanë mundur të asistojnë përshkak të vonesave të miratimit të buxhetit.
Shefik Surdulli /këshilltar komunal nga PDK Gjilan/