Në prag të liberalizimit të vizave, qytetarët po pajisen me të madhe me pasaporta biometrike. Sipas një ankete shumica e tyre mendojnë të largohen nga Kosova edhe pse qeveria thotë se ka nisur fushatë që të mos ketë largim masiv. Aktualisht mbi 1 milion qytetar janë të pajisur me pasaporta bimoetrike, vetëm sivjet kanë aplikuar rreth 200 mijë, shkruan Gazeta Express
Ulja e pa punësisë dha përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë qenë kushte që do të duhej plotësoheshin për procesin e liberalizimit të vizave, duke bërë kështu që këto tema të lihen në harresë nga qeveritarët.
E për shkak të pa punësisë dhe kushteve të rënda të jetesës, në një raport të publikuar nga UNDP dhe USAID, thuhet se 60 për qind e të anketuarve e mendojnë largimin nga Kosova vetëm në tri vitet e ardhshme.
Sipas përgjigjeve të gjysmës së të anketuarve thuhet se Kosova nuk po ecën në drejtimin e duhur.
E këtë raport të UNDP-së më alarmant e bënë edhe fakti se vetëm gjatë këtij viti në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndërrim të pasaportës dhe për pajisje me pasaportë biometrike kanë aplikuar rreth 200 mijë qytetarë.
Këtë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra për komunikim në këtë ministri.
“Prej 01.01 2018 deri me sot 14.09.2018 janë pajisur 187561 qytetar me pasaporta biometrike”, thuhet në përgjigje.
Ndërkohë në total, numri i kosovarëve të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike është 1 milion e 34 mijë e 949, që nënkupton se më shumë se gjysma e qytetarëve të Kosovës në rast të liberalizimit të do të kenë të drejtën për të udhëtuar në drejtim të vendeve të BE-së.
Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës, Donjeta Gashi, në një prononcim për Gazetën Express, thotë se tashmë ka nisur një fushatë vetëdijesuese që të mos ketë largime masive të qytetarëve në rast të liberalizimit të vizave.
“Tashmë ka nisur fushata vetëdijesuese nga Ministria e Integrimeve Evropiane në koordinim gjithmonë me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me akterët tjerë ndërkombëtarë. E mira është që me liberalizim të vizave nuk do të ketë emigrant”, ka thënë Gashi.
Heqja e vizave afër, shtohen kërkesat për pasaportë biometrike
Ndani këtë artikull