Qytetarët e Kosovës më së largu në fillim të vitit të ardhshëm ka gjasa që të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
Krejt kjo nëse vendimi merret brenda këtij muaji, po qe se Franca ndërron qëndrim sa i përket liberalizimit.
Njohësit e çështjeve politike Qeveria duhet të informojë qytetarët që nuk mund të kërkojnë migrim në vendet e unionit, por vetëm qëndrim për periudha prej 3 deri në 6 muaj.
Arton Demhasaj drejtor ekzekutiv i organizatës Çohu, tha se me 23 qershor mund të merret vendim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ai thotë se në këtë fazë gjasat janë maksimale që vizat të hiqen duke bërë kështu që Kosova të mos mbetet akoma “vrima e zezë” e Ballkanit dhe krejt Evropës.
“Po, potencialisht ka gjasa. Fakti që shtet të fuqishme brenda Bashkimit Evropian siç është Gjermania kanë dalë me përkrahje publike edhe kanë filluar ndoshta edhe me lobuar tek vendet skeptike siç është Franca. Po ashtu ka edhe sinjale pozitive edhe nga vetë Franca që mundet të vendoset në diskutim me 23 qershor kjo çështje, atëherë potencialisht pra gjasat janë maksimale ndoshta si asnjëherë më parë që vendimi të merret sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, që tashmë Kosova të mos mbetet akoma si ‘vrima e zezë’ e Ballkanit dhe krejt Evropës, pa liberalizim të vizave”.
Demhasaj thotë se nëse merret vendimi këtë muaj, mund të hyj në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në janar të vitit të ardhshëm.
“Pengesë nuk ka. Mendoj që vetëm që vendimi mund të merret tash e pastaj mund të hyj në fuqi diku në fund të këtij viti. Pra, potencialisht në dhjetor kur janë festat e fundvitit ose në janar sepse kështu ka shkuar edhe tek vendet e tjera”.
“Normalisht që janë disa kritere ose kushte që i vendosen Kosovës pasi që të merret vendimi për liberalizim të vizave e që Kosova duhet t’i përmbush edhe t’i realizoj ato të drejta. E që kjo lidhet sidomos me çështjen e migrimit, që të mos ketë tendenca të migrimit të njerëzve duke shfrytëzuar liberalizimin e vizave”.
Ai thotë se shteti duhet t’i informoj qytetarët se nuk mund të migrojnë duke u bazuar në liberalizimin e vizave.
“Nuk besoj për shkak se edhe shtet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Maqedonia, Serbia edhe Mali i Zi kur e kanë marrë liberalizimin e vizave në fillim ka pasur një tendencë të shtuar të emigrimit edhe ka pasur kërcënime nga ana e BE-së që mund të rikthehet regjimi i vizave nëse vazhdohet me këtë. Po, pastaj shteti duhet të punoj, me i informuar qytetarët që nuk munden të kërkojnë migrim duke u bazuar tek liberalizimi i vizave. Mendoj që nuk ka me pasur ndëshkim në këtë aspekt”.
Edhe Arbnor Sadiku, analist politik tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme me fushata informuese, të i’u shpjegoj qytetarëve se liberalizmi i vizave nuk nënkupton të drejtën për punësim dhe shkollim jashtë vendit dhe për të qëndruar me një periudhë deri në 6 muaj.
“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme me fushata informuese, të ju shpjegoj qytetarëve se liberalizmi i vizave nuk nënkupton të drejtën për punësim dhe shkollim jashtë vendit dhe për të qëndruar me një periudhë më afatgjate se 6 muaj. Nëse kjo ndodh atëherë penalizimet mund të jenë të dyanshme”.
“Mund të kemi penalizime si qytetarë të Kosovës për mos hyrjen në zonën Schengen 3 deri në 5 vite nëse keqpërdoret ky liberalizim i vizave dhe në anën tjetër mund të dënohemi si shtet që të na hiqet ky liberalizim i vizave pas një periudhe kohore të shkurtër pasi që na është lejuar kjo e drejtë nga vendet anëtare të BE”.
Ai optimist se me 23 qershor do të merret vendim pozitiv në këtë aspekt, por që pastaj 6muja deri në 1 vit do të marrë përgatitja e institucioneve në mënyrë që qytetarët të kenë qasje brenda Zonës Schengen.
“Realisht në batë të komunikimeve të fundit që ka ardhur edhe presidenti i Këshillit Evropian zoti Michel në Kosovë dhe është takuar me krerët e shtetit, sigurisht që është folur shumë Kosova duke e pasur parasysh edhe momentumin pozitiv të krijuar për të pas luftës në Ukrainë që do të jetë ai vendi i fundit si me thënë në Ballkanin Perëndimor që do të përfitoj nga liberalizimi i vizave”.
“…në mbledhjen e radhës që do të mbahet me 23 korrik, vërtetë shpresojmë të gjithë që Kosova të marr një vendim pozitiv për liberalizim të vizave dhe kësi soji pastaj, një periudhë shkon 6 muaj deri 1 vit rreth përgatitjes që duhet të bëhen nga institucionet e Kosovës për të pasur qasje qytetarët e Kosovës brenda zonës Schengen në një periudhë 3 apo 6 mujore”. /EO