Betim Haxhimusa ka bërë transferimin e vitit, pasi ka kaluar nga Gjilani te rivali i përbetuar Drita. Kjo lëvizje e futbollistit nuk është pritur aspak mirë nga tifozëria “Skifterat” që e kishin të pëlqyerin e tyre futbollistin ferizajas, i cili së fundmi ka pranuar shumë mesazhe ofenduese nga ish-tifozëria e tij dhe për këtë arsye është detyruar të shkyqet nga rrjetet sociale, transmeton Gazetasheshi.com.
Haxhimusa firmosi të mërkurën në mesditë me bardh e kaltërit për dy vite me mundësi vazhdimi për një tjetër, por që u komentua gjatë nga tifozëria kuq e bardh që asesi nuk e kanë falur “heroin” e dikurshëm të ndeshjeve derbi.
Sidoqoftë tashmë është një realitet i ri me Haxhimusën që është pjesë e Dritës, ndërkohë që derbi do të dhurojë shumë supriza të tjera nga dy grupet e tifozërive duke patur parasysh edhe rivalitetin e madh ndërmjet tyre, sidomos pas këtyre ngjarjeve.