Shkruan: Gentrit Murseli
Jo të gjithë e kanë fatin të njohin, e të takojnë njerëz si Hetem Arifi.
Ky burrë është vet sinonimi i thënies “njeriu është më i fortë se guri”.
Dikur luftonte okupatorin, pas lufte ishte simbol i luftës ndaj analfabetizmit, ndërsa kohëve të fundit po lufton me atë që nuk e njohu dhe nuk i’u frikësua kurrë, po lufton me vdekjen.
Si rrallë njerëz në botë, Heta tashmë e ka fituar luftën, sepse jeta dhe vepra e tij janë dhe do të mbesin gjithmonë realitet në jetën tonë dhe atyre që do t’vijnë pas nesh.
Unë e kam mësues, por jo vetëm kaq.
E kam mësues të jetës!
Në këto ditë të ftohta shkurti, ashtu siç janë edhe zemrat tona, po lutemi që ky burrë i madh t’i mposhtë dhimbjet dhe këtë sëmundje që do t’a njohim si t’vetmën gjë që e pati guximin të përballët me të.
Heta po më thotë, “Gent, forcën që e pata në jetë kam vendos me e shpërnda tek ju, tek nxënësit e mi…”
Heta edhe në ditët më të vështira, po gjen kohë për këshilla…