Herolina Murati-Leka ka marrë pozitë të re në Komunën e Gjilanit shkruan Radio Star.
Herolina Murati-Leka, është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, sot më 13.03.2024.
Këtë pozitë e ka mbajtur Riad Rashiti nga PDK deri në shkëputjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në vitin 2019, Herolinda Murati-Leka, ju kishte bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, në atë kohë kryetar i saj ishte Kadri Veseli, i cili kishte thënë se me profesionistë të shumtë që çdo ditë po i bashkohen këtij subjekti, do ta ndërtojnë Kosovën.
Për pozitën e re që ka marrë këtë e ka bërë të ditur vetë Murati-Leka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i Herolinda Murati-Leka:
Nderë dhe privilegj të shërbej si Drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gilanit.
Faleminderit për besimin i nderuar Alban S. Hyseni./radiostar/