Hetuesi policor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Shkumbin Sahiti, ka deklaruar se automjetet e kompanisë së mbeturinave “Eco-Higjiena”, në Gjilan, kanë qenë të përdorshme, mirëpo sipas tij, ato janë shitur për hekur.
Këtë deklaratë, hetuesi policor e ka dhënë të premten, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ku ka vazhduar gjykimi ndaj zyrtarit të kompaisë “Eco-Higjiena”, Senad Ramaj, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas tij, pas hetimit të rastit, ishte konstatuar se vlera reale e atyre automjeteve ka qenë rreth 80.000 euro, ndërsa ai ka shtuar se ato janë shitur për vetëm 16.249 euro.“Ne kemi marrë informacion se disa automjete të kompanisë “Eco-Higjiena” janë shitur në mënyrë të kundërligjshme.
Nga tanimë i akuzuari Senad Ramaj, kemi marrë një përgjigje me shkrim se këto asete janë shitur nga një komision i formuar nga bordi i “Eco-Higjienës”, pasi të njëjtat janë vlerësuar si të papërdorshme. Ne kemi intervistuar të tre anëtarët e këtij komisioni dhe që të tre kanë deklaruar se nuk kanë bërë kurrfarë vlerësimi të këtyre aseteve, por vetëm janë marrë me shitjen e tyre. Nga Qendra për Regjistrimin e Automjeteve kemi marrë përgjigje se ato automjete kanë pas regjistrim, dhe si rrjedhojë ato kanë qenë të përdorshme.
Nga tanimë i akuzuari Senad Ramaj, kemi marrë një përgjigje me shkrim se këto asete janë shitur nga një komision i formuar nga bordi i “Eco-Higjienës”, pasi të njëjtat janë vlerësuar si të papërdorshme. Ne kemi intervistuar të tre anëtarët e këtij komisioni dhe që të tre kanë deklaruar se nuk kanë bërë kurrfarë vlerësimi të këtyre aseteve, por vetëm janë marrë me shitjen e tyre. Nga Qendra për Regjistrimin e Automjeteve kemi marrë përgjigje se ato automjete kanë pas regjistrim, dhe si rrjedhojë ato kanë qenë të përdorshme.
Nuk më kujtohet se a e ka pasur obligim dhe se a ka raportuar ndonjëherë ky komision para bordit për punën e vet”, ka deklaruar dëshmitari Mazreku. Në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar edhe Jasmin Avdyli, i cili kishte qenë i caktuar si anëtar në vendimin për themelimin e Komisionit për Vlerësimin, Procedimin dhe Shitjen e aseteve të papërdorshme. Avdyli ka deklaruar se ndonëse ishte pjesë e vendimit për themelimin e këtij komisioni, i njëjti nuk kishte qenë në dijeni për këtë fakt dhe se asnjëherë nuk kishte marrë pjesë në takimet e këtij komisioni.“Unë nuk e kam ditur fare se jam pjesë e këtij komisioni. Unë për këtë fakt kam kuptuar pas 1 apo 2 viteve nga disa shokë të mi. Nuk e di nëse janë shitur apo jo ato automjete, pasi unë asnjëherë nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e këtij komisioni, ndonëse në vendim më ka figuruar emri”, ka deklaruar dëshmitari Avdyli. Gjykatësi Aziz Shaqiri, në dy raste nuk i ka ofruar të akuzuarit mundësinë që tu parashtrojë pyetje dëshmitarëve, ku në njërin rast me arsyetimin se të njëjtën pyetje e kishte bërë vet ai, e në rastin tjetër se dëshmitari është i sëmur dhe nuk mund ta mbajmë gjatë, për çka ka reaguar mbrojtësi i të akuzuarit Senad Ramaj, avokati Engjëll Rexhepi. “Asnjë pyetje s’po më leni me bo, në çdo rast po më ndërpreni”, ka thënë avokati.Seanca e radhës për këtë rast është caktua të mbahet më 23 mars 2018, me fillim nga ora 9:30. Sipas aktakuzës, Senad Ramaj, në pozitën e anëtarit të bordit të kompanisë së mbeturinave “Eco Higjiena”, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e zyrtar, ka shitur për mbeturina hekuri shtatë automjete dhe kontejnerë, pronë e kësaj kompanie, në shumën prej 16,249.30 euro. Një gjë të tillë, i akuzuari pretendohet se e ka bërë duke formuar komisionin për shitjen e aseteve me vendim të falsifikuar dhe pa i respektuar procedurat e shpalljes së ankandit publik. Asetet e lartpërmendura, sipas prokurorisë, më 6 janar të vitit 2012, janë vlerësuar në kontabilitet në shumën prej 80,576.83 euro. Në aktakuzë thuhet se këto asete janë shitur pa i përfillur procedurat e vlerësimit dhe konstatimit të gjendjes së tyre teknike dhe vlerës së tyre reale-ekonomike, në këtë mënyrë që kompaninë “Eco Higjiena” e ka dëmtuar për 64,327.53 euro.