Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës që të mos ftojë përfaqësuesit e kësaj organizate në seancën në të cilën të enjten u votua transformimi i FSK-së.
OVL e UÇK-së thotë se me këtë veprim Qeveria, Ministria e mbrojtjes dhe Kuvendi treguan se kanë fundosur dijen dhe se lënia anash e kësaj organizate është cenim i të drejtës së tyre që komprometon vetëdijen historike e kombëtare.
“Për mos ftesë nga Kuvendi i Kosovës ditën kur u miratua projekligji për formimin e FAK-ut Ne si Organizatë e Veteranëve të UÇK-së, pjesëtarë të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare, dëshmitarë të Epokës ‘97/’98/’99, jemi të prekur thellësisht për anashkalimin tonë që të jemi prezent në ditën kur Parlamenti i Kosovës aprovoi ligjin për transferimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme kaluan tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.