Në ambientet e FFK-së është hedhur shorti i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës.
Të gjitha skuadrat e Superligës do të përballen mes vete, teksa Ramiz Sadiku nga Liga e Parë do të ketë punë me KEK-un e Ligës së Dytë, shkruan Gazeta Olle.
Dy duele tejet interesante do të zhvillohen në çerekfinale, bëhet fjalë për çiftet Llapi – Gjilani dhe Balkani – Prishtina.
Punë të lehtë nuk do të ketë as Drita, e cila do të përballet me Ulpianën.
Çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të zhvillohen në mesjavë, më 16 mars.
Në këtë fazë do të aplikohet sistemi VAR për të gjitha ndeshjet. /Gazeta Olle/