Sot është hedhur shorti për xhiron e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.Në praninë e presidentit Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe Bekim Rexhepi anëtar i KE të FFK-së dhe anëtarët e Komisionit të Garave, Ismet Ahmeti e Abdyl Bellopoja, sot, është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë (1/32) e finales për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.
Në këtë rreth u përfshinë edhe skuadrat e IPKO Superligës, e ku tri çifte do të jenë pikërisht me skuadrat e elitës.Fillimisht të pranishmit i përshëndeti presidenti Ademi, i cili uroi klubet për garë korrekte, duke iu uruar fat në garat e kupës.Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen më 27 nëntor.Shorti i KupësKEK-u – Flamurtari
Bashkimi – Vëllaznimi
Sharri – Gjilani
Minatori 2 – Korriku
Istogu – R -Sadiku
Drenasi – Ballkani
Kika – Vushtrria
Dukagjini – Arbëria
Vitia – Drita
Lugu i Baranit – Liria
Vllaznia – P Besa
Ferizaj – Vllazria Zh
F Kosova – Onix
Drenica – Prishtina
Trepca ‘89 – Llapi
Trepça – Feronikeli