Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetë për vitin 2025, ku janë shqyrtuar raportet e fundit të performancës dhe janë diskutuar hapat strategjikë për garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me ujë për konsumatorët.
Takimi u zhvillua në Njësinë Operative në Viti, ku u theksuan nevojat për investime, rritje efikasiteti dhe përmirësim të kapaciteteve operative.
Komunikata e plotë:
📅 Sot, më 26.11.2025, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e njëmbëdhjetë (XI) të rregullt për vitin 2025, ku u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me performancën e përgjithshme të Ndërmarrjes dhe me garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm për konsumatorët 🚰.
Në këtë takim u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika kryesore:
✅ Raporti i Tremujorit të Tretë 2025, ku u prezantua performanca operative dhe financiare e Ndërmarrjes për periudhën korrik–shtator 2025. Pas analizimit të rezultateve dhe trendeve të punës, raporti u aprovua nga Bordi.
✅ Raporti i punës për muajin tetor 2025, ku u diskutuan sfidat aktuale dhe planet për periudhat në vijim, veçanërisht në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të furnizimit me ujë gjatë muajve të ardhshëm. Duke pasur parasysh ndryshimet klimatike, rritjen e konsumit sezonal dhe presionet në infrastrukturë, Kompania po vlerëson masa parandaluese dhe zgjidhje të qëndrueshme që sigurojnë furnizim pa ndërprerje dhe në cilësinë e kërkuar për të gjithë konsumatorët 🌧💧.
📍 Kjo mbledhje është mbajtur në Njësinë Operative në Viti, ku anëtarët e Bordit u njoftuan nga afër me performancën e kësaj njësie nga Menaxheri përgjegjës. Gjatë diskutimeve u trajtuan:
🔎 mundësitë për investime të reja në infrastrukturë,
⚙️ nevojat për përmirësim të kapaciteteve operative,
🚧 si dhe sfidat aktuale që ndikojnë në funksionimin e njësisë dhe shërbimet ndaj konsumatorëve.
💧 Bordi vlerësoi përkushtimin e stafit dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të investimeve strategjike, rritjes së efikasitetit dhe ofrimit të shërbimeve të sigurta, të qëndrueshme dhe cilësore për të gjithë përdoruesit e KRU “Hidromorava”.
📈 Ndërmarrja mbetet e angazhuar të avancojë performancën, të reduktojë humbjet teknike dhe komerciale, si dhe të forcojë besueshmërinë e sistemit të furnizimit me ujë.









