🚱Shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit për konsumatorët me borxhe, me mbështetje nga Policia
Të nderuar konsumatorë,
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan ju njofton se ka filluar dhe po vazhdon procesi i shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.
💰 Mos e vononi pagesën!
Ftojmë të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesat sa më parë. Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë të gjithë borxhin menjëherë, ofrohet mundësia e pagesës me këste mujore (riprogramim). Për të përfituar nga kjo mundësi, paraqituni në zyrat tona.
✅ Konsumatorët që:
➡️ bëjnë pagesën e plotë, ose
➡️ nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim
do të largohen nga lista e shkyçjeve dhe nga procedurat përmbarimore.
📈 Pagesa e rregullt e ujit është kontribut i drejtpërdrejtë për cilësi më të mirë të shërbimeve ndaj jush.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan