Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
- Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
- Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 2 (dy).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Shef i ekipit për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.
– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
- Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime shëndetësore;
- Të ketë njohuri praktike të sistemit të ujësjellësit;
- Gatishmëri për punë në terren dhe për zbatim të procedurave strikte operative;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
- Respektim i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Ekzekuton shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj nga sistemi i ujësjellësit, në përputhje me procedurat e shkruara, aktet e brendshme dhe rregulloret e ARRU-së;
- Zbaton procesin e shkyçjes duke respektuar vërejtjen verbale, njoftimin paraprak për shkyçje dhe rregullat për shkyçje individuale dhe kolektive;
- Vepron bazuar në listat, autorizimet dhe planin e punës të Divizionit Komercial;
- Realizon vizita në terren te konsumatorët borxhlinj dhe ndërmerr veprimet përkatëse të shkyçjes;
- Dokumenton çdo rast shkyçjeje përmes procesverbaleve dhe evidencave përkatëse;
- Dorëzon raportet e shkyçjeve brenda afateve të përcaktuara te Shefja e Shkyçjes;
- Bashkëpunon me anëtarët e ekipit dhe respekton hierarkinë organizative;
- Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
- Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit të drejtpërdrejtë, në përputhje me rregulloret në fuqi;
- Për punën e tij/saj raporton dhe mban përgjegjësi para Shefes së Shkyçjes.
Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
- Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
- Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
- Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
- Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional);
- Cv (Jetëpëshkrimi);
- Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);
