**Njoftim Shtesë për Konsumatorët në Lagjet “Mulla Idrizi” dhe “Zabeli i Sahit Agës”**
Për shkak të dëmtimit të dy gypave kryesorë furnizues, njëri azbest cement dhe tjetri PE me diametër 180 mm, në rrugën “Mulla Idrizi”, është ndërprerë furnizimi me ujë deri në zgjidhjen e defektit në këto lagje.
Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë duke punuar për të adresuar situatën. Megjithatë, për shkak të specifikave teknike të gypave dhe vendndodhjes, mund të ndodhë që defekti të mos mund të evitohet sot.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe.
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve:
**0800 61 000**
Kujdestaria inaktive: **044 719 813**