NJOFTIM
PËR PASTRIMIN E LIQENIT AKUMULUES NË PËRLEPNICË
Me 27 gusht shënohet Dita Botërore e Liqeneve.
KRU “Hidromorava” menaxhon Liqenin akumulues në Përlepnicë, i cili furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Gjilanit dhe rrethinën.
Për shkak të mbeturinave të shumta përreth brigjeve të liqenit, më 09 shtator do të organizojmë një aksion për pastrimin e brigjeve të liqenit, në kuadër të shënimit të kësaj dite dhe ruajtjes së pastërtisë së burimeve ujore.
Në këtë aktivitet parashihet të marrin pjesë punëtorët e KRU “Hidromorava”, nxënësit e shkollave, klubet e motoristëve, mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit, të cilët do të kontribuojnë së bashku për një ambient më të pastër.
Prandaj, ftojmë edhe gjithë qytetarët tjerë që shprehin interesim me u bashkangjit në aktivitet, janë të mirëseardhur!