KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Njoftim për konsumatorët në Lagjen Dardania I, Gjilan.
Gjilan, 03 gusht 2024 – Të nderuar konsumatorë!
Ju informojmë se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjllellësit jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët në Lagjen Dardania I, Gjilan.
Ekipet tona teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit gjatë ditës së nesërme do të intervenojnë në sanimin e defektit në mënyrë që situata të normalizohet dhe furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet.
Për çdo informacion shtesë apo pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e posaçëm të shërbimit për konsumatorë:
Thirr pa pagesë: 0800 61 000
Tel 044 983 071, fix 0280 326 980
Kujdestaria inaktive 044 719 813