📢 NJOFTIM PËR MOSPËRDORIM TË UJIT PËR PIJE
Të nderuar konsumatorë të fshatit Sadovinë, Komuna e Vitisë,
📅 Data: 18 qershor 2025
Ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike në stacionin e pompimit (SP) në Sadovinë, kohë pas kohe është vërejtur rritje e turbullirës në ujin e pijshëm që shpërndahet në këtë zonë.
🔴 Për arsye sigurie dhe në mbrojtje të shëndetit publik, ju lusim që përkohësisht të mos e përdorni ujin për pije, deri në një njoftim të ri.
Ekipet tona janë duke monitoruar situatën dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për rikthimin e cilësisë së ujit.
📞 Për çdo informacion shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në:
Linja e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000
Kujdestaria (jashtë orarit): 044 719 813
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj