Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të thatësirës së vazhdueshme, mungesës së reshjeve dhe uljes së nivelit të ujit në burime, kompania Hidromorava do të zbatojë reduktime të përkohshme në furnizim me ujë në disa zona të Kamenicës, përfshirë Berivojcën dhe Lagjen Iliria.
Lokacionet e prekura: Berivojcë, Lagjja Iliria dhe disa zona të tjera përreth në Kamenicë
Ora: 10:00 – 16:00
Shkaku: Rimbushje e rezervuarit në Berivojcë
Ky veprim është i nevojshëm për të mundësuar rimbushjen e rezervuarit, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të furnizimit gjatë ditëve në vijim.
Luten të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me shpenzimin e ujit, pasi rezervat janë në rënie për shkak të temperaturave të larta dhe kërkesës së shtuar.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!