📢 Njoftim për konsumatorët në Zonën e Shërbimit të Gjilanit
🚱 Ndërprerje e furnizimit me ujë nga FPU Velekincë
Shkaku: Punime teknike në Fabrikën për Përpunimin e Ujit – Velekincë
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve teknike që po zhvillohen në Fabrikën për Përpunimin e Ujit në Velekincë, është ndërprerë përkohësisht procesi i përpunimit dhe furnizimit me ujë në zonën e shërbimit të Gjilanit – në pjesët që furnizohen nga kjo fabrikë.
Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të situatës.
Për çdo ndryshim apo informacion shtesë, do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
📞 Tel: 0800 61 000