Ndërmarrja publike e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan s`i ka bërë publike në uebfaqen e vet raportet mbi kënaqshmërinë e konsumatorëve.
Raporti i fundit, i cili është publikuar më 2014 dhe në të janë përfshirë Gjilani, Vitia dhe Kamenica, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në uebfaqe nuk janë publikuar as Raporti i Auditorit të Pavarur dhe Pasqyrat Financiare.
Mospublikimin e raporteve, të cilat pasqyrojnë opinionin e konsumatorëve nga drejtuesit e kompanisë arsyetohet me mungesën e stafit.
Mirëpo kompania regjionale “Hidromorava” në raportin vjetor të vitit 2015 i ka deklaruar 153 punëtorë të angazhuar./ Koha /