“KRU Hidromorava” SH.A ka njoftuar se më 4 dhjetor 2025, në ambientet e saj qendrore në Gjilan, do të mbahet Dëgjimi Publik lidhur me propozimet për tarifat e shërbimeve të ujësjellësit për periudhën 2026–2028.
Ngjarja do të zhvillohet në prani të Autoritetit Rregullativ të Ujerave të Kosovës, ku konsumatorët dhe palët e interesuara do të kenë mundësi të informohen, të parashtrojnë pyetje dhe të japin sugjerimet e tyre.
Ky proces synon transparencë dhe përfshirje të publikut në vendimmarrjen për tarifat e ardhshme.









