Njoftim për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë borxhe
Njoftojmë të gjithë konsumatorët të cilët kanë detyrime të papaguara ndaj ujësjellësit, KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, se kemi rifilluar me ndërprerje të shërbimeve të ujësjellësit për të gjithë ata konsunatorë që kanë të papaguara dy e më shumë fatura.
Prandaj, ftojmë konsumatorët që t’i shlyejnë ato sa më parë, ndërsa ata të cilët nuk kanë mundësi financiare që ta bëjnë shlyerjen e tërësishme të borxhit, të lajmërohen në zyrat tona me ç’rast do u ofrojmë mundësinë e pagesës së borxhit të tyre përmes kësteve mujore, respektivisht riprogramimit.
Të gjithë konsumatorët të cilët bëjnë riprogramimin e borxhit para datës 30.06.2025 do të largohen nga lista e shkyçjes dhe nga lista për procedura përmbarimore.
Pagesa e rregullt e faturave të ujit ndikon drejtëpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona!