📢 Thirrja e Fundit për Pagesat e Ujit!
🚱 Njoftim për Shkyçje nga Rrjeti i Ujësjellësit
Të nderuar konsumatorë,
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan ju njofton se ka filluar shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë ata konsumatorë që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.
💰 Mos e vononi pagesën!
Ftojmë të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesat sa më parë. Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë të gjithë borxhin menjëherë, ofrojmë mundësinë e pagesës me këste mujore (riprogramim). Ju mund të paraqiteni në zyrat tona për të përfituar nga kjo mundësi.
✅ Konsumatorët që:
➡️bëjnë pagesën e plotë, ose
➡️nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim
Do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore.
📈 Pagesa e rregullt e ujit kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tona.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Hidromorava: Thirrja e fundit: Paguani faturën e ujit, shmangni shkyçjen!
