Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, e inciuar nga deputeti Faton Topalli, për heqjen e kontrollave kufitare për bashkëatdhetarët tanë.
Kjo rezolutë parasheh heqjen e procedurave të rregullta për periudhën 15 korrik 2018 – 15 shtator 2018 .
Zbatimi i kësaj rezolute do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e bashkëatdhetarëve dhe do t’i japë fund pështjellimeve procedurale nëpër pikat kufitare.