Personat që janë të angazhuar zyrtarisht në zgjedhje do të mund të lëvizin edhe gjatë orës policore. Ky vendim vler nga data 16 tetor deri më 18.
Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së Qeverisë e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Në këtë mbledhje u mor vendimi për plotësim-ndryshimin e pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19. Sipas vendimit të sotëm, kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021. Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor. Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.