Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë pezulluar vendimin që ndalonte qarkullimin e mjeteve të rënda gjatë periudhave me temperature të larta.
Në njoftimin e tij ai ka kërkuar mirëkuptim për të gjithë ata që kanë pritur në temperatura të larta për shkak të këtij vendimi.
Ky vendim kishte shkaktuar kolona të gjata sidomos në pikën kufitare në Morinë.
“Të dashur qytetarë, Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta”, ka shkruar Durmishi.