Shkruan: Agim Hajrizi
(2L ONLINE) – Të jesh i mirë a ja vlen sot? Të thuash të vërtetën ? Të jesh i sinqertë pak me tjerët e më shumë me vetveten!? E nisa me këto pyetje ndoshta banale por me një metafore logjike në ditët e sotme. Të jesh fëmije do të ballafaqohesh me hipokriten e prindërve, të jesh nxënës do ballafaqohesh po me arsimtarin, po të jesh pushtetarë do të gënjesh sa të mundesh se ndryshe nuk bon.
Dyfytyrësia e cila tash është mbjell te ne apo më mirë të themi gjuaje topin ka ta kona, apo bëj ashtu siç ty të bien më mirë. Jemi detyruar të gënjejmë vetën të tjerët apo të gënjejmë për qejfet tona se u nxumë ngushtë? Jemi mësuar qe dyfytyrësinë ta shohim vetëm në fushata dhe aty mendojmë se përfundoi e gjitha për katër vjet e hoqëm gajle. Unë nuk mund të mendoj se gjithçka u lë për ato katër vite, çdo gjë filloi aty për të vazhduar çdo minutë, çdo sekondë mos të them me ore. A ka miq të vërtet të cilët nuk do ta luajnë rolin e dyfytyrësisë, vëlla motër, prind mos të flas për të huajt të cilët edhe ashtu e bëjnë dhe nuk kem qa të mbajmë inat.
Pse premtojmë kur s’mund të bëjmë asgjë për të tjerët, a thua do të rritet fama nëse ne jemi ata që nëse luajmë rolin e princit do të jemi princ? Dyfytyrësia e cila tash më u bë trend në shoqërinë tonë, duke munduar të bëjmë vetën VIP (Very Idiot Përson), dhe duke gjetur ngushëllime atëherë kur të tjerët të thonë troç në sy, Euu burri që koke kon po shumë fytyra paske pas.Ashtu unë e mendoj ketë opinion kur të tjerët të rrahin krahun e mos edhe shpinën se të qesin për toke dhe premtojnë gjana koti si të ishin më të mëdhenj ata se ne në ketë toke.
A mund të shpjegohet ky fenomen me maska apo edhe varfëria ka ngjall ketë epidemi, apo mos po transmetohet nga politikanet tanë që copa bahen për karrige e për vende, dhe neve najë lëshoj një grusht miza kalit mujshi mi bajt bani, nuk di.
Të jesh i sinqertë kujt do ti bësh mirë vetës, tjerëve , apo kërkon punë bëhesh i sinqertë dhe në fund përgjigja e ashpër të vjen ; nuk je i zoti bre djalë me que thesin.
Po të jesh djalë i mirë e pa gojë do ta qosh thesin por edhe do ta luash rolin e gomarit, as kjo nuk ja vlen.
Dyfytyrësia apo ik andej ka të bien mirë siç po shihet u bë nga dikush nga zori e ndokush nga qejfi për të ber emër, dhe fund puna s’kryhet, fjalë sa dush po pra tash viti ri dhe duhet.
Ashtu sot s’mund të besohet, dhe ashtu humb besimi humbin vlerat e shoqërisë dhe askush më askujt s’mund t’i beson që të tjerët më të mëdhenj nxën kërrigat dhe shesin men ne hajmë kafshatat e tyre të dyfytyrësisë. U bën shumë këtu me maska, e shumë të tjerë përfitojnë ende në krah të tjerëve apo në logjikën patriotike me dy tela çiftelie. Nuk mund ta kuptoj se si u bëmë qytet i karnavaleve të Rio de Zhanieros, mos të them se më tepër ngjajmë në Las Vegas qytetin e roletave.
Shume herë kritikat bien në atë pse kaq pesimist, pse gjithmonë negativiteti gjendet përball teje, a thu mund të flasim lirshëm e mirë për gjera që syri si sheh, mendja si logjikon, kur mëngjesi të zgjon me të njëjtën këngë qe e dëgjon mëngjes, drek e dark.
A mund të bindim vetën më se gjithçka mirë kur zorrët kërcasin, kur mendja qon drejt barnatoreve për ta qetësuar vetën dhe mburremi se jemi na të parët në botë, mëzo ma keq.
Ashtu është e thënë të gjykojmë drejt ashtu siç na shohin sytë e mos të ja bëjmë qefin vetit se ma nuk shkon. /2L ONLINE/