Përmes disa postimeve dhe parullave me porosi të ndryshme, grupi i njohur i tifozëve të Kombëtares “Tifozat Kuqezi”, kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.
Grupi “TKZ” që ka përcjellë e përkrahë Shqipërinë, ka bojkotuar këtë ndeshje pas vendimit të Federatës dhe kreut të saj Armand Duka për të mos u ndarë attye bileta të rezevuara për ndeshjen me Serbinë, të shtunën.
Tifozat Kuqezi dyshojnë se kjo është bërë me qëllim për t’ua pamundësuar tifozëve praninë në stadium nga frika e parullave e thirrjeve të ndryshme.
“Bashkë me shk*je? Kurrë në emër të SHQIPTARËVE”; “Historia nuk harrohet për një Evropian”; “Fëmijët tanë nuk panë Evropian, panë luftë”, janë vetëm disa nga parullat e grupit të tifozëve të pakënaqur me vendimet e FSHF-së