Skuadra e FC Ballkanit, mundi sërish skuadrën e Shkupit me rezultat të përgjithshëm 3 me 1 dhe realizoi diçka që asnjë nga klubet kosovare nuk e ka bërë deri tani shkruan Radio Star.
Suharekasit u kualifikuan në fazën e grupeve të Conference League. Të sigurtë, skuadra e Ilir Dajës ka kualifikimin këtë sezon në fazën e grupeve në Conference League.
Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani, ka shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm 3 me 1 dhe ka siguruar kualifikimet në fazen e grupeve në Conference League.
Një derbi shqiptar që vlejti për historinë. Ballkani dhe Shkupi luajtën ndeshjen e kthimit në play-off e Conference League, ku u përcaktua se cila prej dy skuadrave shqiptare do të kualifikohet në fazën e grupeve.
Trajneri shqiptar Ilir Daja po shkruan historinë me klubin nga Suhareka, që këtë sezon ka siguruar pjesëmarrjen në fazen e grupeve në Conference League./radiostar/