Kosova ka shënuar një sukses historik në sportin e Boulingut. Sportisti, Albin Osmani në kategorinë individuale për meshkuj ka marrë medaljen e bronztë për ekipin e Kosovës në Kampionatin Mesdhetare që po mbahet në San Marino.
Ky është suksesi më i madh deri me tani që ka arritur Kosova në sportin e Boulingut. Shenja të mëdha në këtë arritje kishte edhe trajneri Nystret Haziri, i cili pret me shumë nga lojtarët e tij edhe në kategoritë e tjera.
Edicioni i 25 i Kampionati Mesdhetar të Boulingut ka nisur me datë 7 maj dhe mbahet deri më 14 maj 2023 në Rosen Bowl në San Marino. Kjo është hera e tretë që San Marino organizon kampionatin, pasi të drejtë viteve të mëparshme e ka pasur edhe 2006 dhe 2012.
Në vendin e parë është randitur Slovenia ndërsa vendin e dytë e ka zënë Franca. Në këtë edicion të Kampionatit Mesdhetar po marrin pjesë 16 shtete të ndryshme.