Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njofton se ka zhvilluar bisedë miqësore me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Siç thotë Hoti, Shqipëria mbetet zëri i Kosovës derisa vendi ynë të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti./Indeksonline/