Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka prezantuar në Akademinë e Shkencave platformën e Qeverisë për dialogun.
Ai tha se dialogu do të zhvillohet vetëm mbi bazat e kushtetutës së vendit.
“Dialogun e udhëheq kryeministri i vendit. S’do të bëjë garë, sepse kompetencat e mija janë të qarta për procesin e dialogut”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se integriteti territorial është i panegociueshëm dhe se marrëveshja duhet të jetë në frymën e kushtetutës.
Ai tha se procesi do të jetë transparent, pasi nuk ka asgjë që duhet të zhvillohet mbrapa dyer të mbyllura.
Hoti tha se ka një dakordim me partnerët ndërkombëtarë që të heqin pengesat për dialog, por shtoi se nëse brenda një periudhe kohore nuk arrihet sukses mund të rivendoset reciprociteti. /Reporteri.net/.