Kryeministri i vendit Avdullah Hoti i quajti kauza të paqena reagimet për marrëveshjen e 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington për liqenin e Ujmanit.
Hoti në kanal 10 theksoi se Ujmanin e shfrytëzon Republika e Kosovës, ndërsa u shpreh se do të respektohen praktikat ndërkombëtare sa i përket ujërave që janë pjesë e dy territoreve shtetërore.
“Ujmanin e shfrytëzon Republika e Kosovës, por është fakt një pjesë e këtij liqeni është edhe në territorin e Serbisë. Do të shikojmë praktikat ndërkombëtare se si duhet të shfrytëzohen ujërat që janë pjesë e dy vendeve”, tha mes tjerash kryeministri.
Ai potencoi se Asociacionin është çështje e mbyllur në marrëveshjen e arritur në vitin 2015.
“Kjo qeveri nuk e hapë prapë atë marrëveshje. Është obligim ndërkombëtar që e kemi marr dhe do të shohim si ta respektojmë marrëveshjen”, u shpreh ai.