Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se nuk do të ketë ulje të pagave në sektorin publik, shkruan Reporteri.
Hoti është shprehur se kjo nuk pritet të ndodhë pasi është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit.
“Nuk do t’i prekim pagat në sektorin publik, për shkak se është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit”, ka deklaruar Hoti.
Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media, ka folur për situatën aktuale me pandeminë COVID-19 dhe sipas tij, arritjet e qeverisjes së tij.
Hoti, ndër tjera, theksoi se është dashur punë që qeveria e tij ta kthejë partneritetin me disa vende.