Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se gjendja në komunat të cilat janë përballur me vërshime ditëve të fundit, është nën kontroll.
Sipas Hotit, edhe pse ka pasur vërshime në një numër të konsiderueshëm të komunave, përpos dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar dhe as viktima në njerëz.
Nga Qendra e Situatave u njoftova se gjendja në komunat të cilat janë përballur me vërshime ditëve të fundit, është nën kontrollë. Edhe pse, vërshime ka pasur në një numër të konsiderueshëm të komunave, fatmirësisht përpos dëmeve materiale, vlerësimi i të cilave do të bëhet ditëve në vazhdim, nuk ka pasur të lënduar dhe as viktima në njerëz”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Postimi i tij i plotë:
Nga Qendra e Situatave u njoftova se gjendja në komunat të cilat janë përballur me vërshime ditëve të fundit, është nën kontrollë.
Edhe pse, vërshime ka pasur në një numër të konsiderueshëm të komunave, fatmirësisht përpos dëmeve materiale, vlerësimi i të cilave do të bëhet ditëve në vazhdim, nuk ka pasur të lënduar dhe as viktima në njerëz.
Sipas të dhënave nga Qendra e Situatave, gjendja vazhdon të jetë e rëndë por me tendencë përmirësimi. Ekipet e Xhenios, Kompania për Operacione Civile e FSK-së si dhe Njësitet e Ekipeve të Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit, janë duke i ndihmuar banorët në zonat e prekura nga vërshimet.
Gjatë ditës kanë vazhduar intervenimet e Njësiteve të Kërkim Shpëtimit dhe të xhenios së FSK-së në një lokacion në komunën e Fushë Kosovës dhe në dy lokacione në komunën e Vushtrrisë.
Ndërsa Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, ka zhvilluar operacione për largimin e ujit nga objektet me rendësi vitale siç janë Klinika e Pulmologjisë në QKUK, KEK-u, Trafostacioni Interkonektiv në Drenas dhe Spitali i Gjinekologjisë në Çagllavicë.