Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kritikave të Vjosa Osmanit, kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila e ka quajtur arrogant shefin e qeverisë.
Hoti ka deklaruar se Osmani po mban pozicion të gabueshëm në raport me marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hoti ka thënë se Osmani “zakonisht i kupton gabimet e saj me vonesë”.
“Mund të numëroj 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët mund të bëjnë punën më mirë sesa zonja Osmani, por kjo është krejt relative. Për dallim prej një pjese të opozitës që kanë qenë gjithmonë gabim dhe kurrë nuk e kanë kuptuar që e kanë gabim, zonja Osmani e kupton që është gabim pas tri vjetësh”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media.
Në këtë konferencë për media, ai ka goditur edhe Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën ka thënë se ka mbajtur anë të gabuar që prej Marrëveshjes së Rambujesë më 1999.