Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për kritikat që kanë ardhur në drejtim të tij nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri që kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë.
Hoti para gazetarëve ka thënë se është e drejtë e të gjithëve që të bëjnë kritika.
Sipas tij, në këtë aspekt nuk ka censurë, por që aktualisht ai është i fokusuar në menaxhimin e situatës së pandemisë.
“Ne nuk bëjmë censurë është e drejtë e të gjithëve të bëjnë kritika. Më vjen mirë që me një angazhim të shtuar, situata ka nisur të futet në kontroll, kjo është përgjigja ime për çdo koment dhe kritikë. Ky është fokusi im, menaxhimi i situatës së pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike”, ka thënë Hoti para mediave