Një 36-vjeçar, punonjës në një kazino në Lipjan, është vrarë para pak minutash.
E për këtë ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Ai përmes Facebook-ut ka kërkuar të mbyllen të gjtiha kazinot dhe lojërat e fatit, përcjell zeri.info.
Po ashtu ka thënë se Kuvendi duhet të hedh poshtë iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik.
Kujtojmë që edhe të dielën u vra një punëtor i kazinos, 32-vjeçari Jetmir Alija nga Mushtishti i Suharekës.