Pas miratimit të buxhetit për vitin 2021, Kryeminstri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ky buxhet siguron edhe blerjen e vaksinave anti-COVID me 40 milionë euro.
Hoti, në llogarinë e tij në “Facebook”, theksoi se miratimi i këtij buxheti siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, si dhe financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë.
Sipas Hotit, buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave.
“Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka munguar në vitet e fundit”, ka shkruar ai në “Facebook”.