Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti me anë të një grafikoni ka komentuar gjendjen me COVID-19 pas rënies së rasteve pozitive në vend.
Hoti thotë se pas më shumë se 100 ditë qeverisje e përshëndet suksesin e vendit, qytetarët dhe veçanarisht mjekët dhe infermierët të cilët përballen çdo ditë me virusin.
Hoti mes tjerash falënderoi edhe partnerët ndërkombëtar për mbështetjen teksa thotë se kanë shumëfishuar numrin e testimeve dhe kanë ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.
Shkrimi i plotë:
Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin #COVID19. I falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen. Kjo tabelë dhe këto shifra nuk do të dukeshin kështu pa kontributin e secilit prej nesh.
Sot e kemi shumëfishuar numrin e testimeve, kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave. Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe t’i respektojmë me përpikmëri masat për mbrojtje. Kërcënimi nga COVID-19 nuk ka kaluar.
#VendoseMasken #MbajeDistancen #MbajeHigjienen