Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një diskutim të organizuar sot nga Qendra Evropiane për Politika ka deklaruar se rrethanat për liberalizimin e vizave për Kosovën kanë ndryshuar.
Hoti thotë se ajo që është ndryshe për heqjen e vizave është angazhimi më i madh i Francës dhe i Gjermanisë.
“Ajo që është ndryshe tani për heqjen e vizave është angazhimi më i madh i shteteve të BE-së, si Francës dhe Gjermanisë dhe natyrisht edhe momentum i presidencës gjermane në Bashkimin Evropian”, ka potencuar ai.
Ndërkaq shefi i ekzekutivit të vendit ka folur edhe për alternativat që ka Kosova në rrugën e saj ndërkombëtare, duke thënë se BE-ja mbetet e vetmja zgjidhje. /Zëri