Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thirrur protestë për datën 9 korrik, për t’i kundërshtuar akuzat e para të Gjykata Speciale.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë që është e drejtë e secilit për të protestuar. Sipas tij, megjithatë nuk është në rregull që të bëhen veprime që e pengojnë punën e organeve të drejtësisë.
“Siç kemi treguar edhe në të kaluarën, kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare që kemi… edhe kësaj radhe do të sillemi njësoj, kur organet e rendit dhe drejtësisë e ngrisin një çështje, nuk është e udhës që të bëhen veprimet, për t’i penguar organet e drejtësisë por për t’u përballur me to”, ka thënë Hoti.