Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pritët që sot të raportojë për situatën me Covid-19.
Seanca plenare ku pritet të raportojë shefi i qeverisë pritet të mbahet në ora 16:00, ku kjo temë do të jetë si pikë e vetme e rendit të ditës.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 216 raste të reja pozitive duke çuar totalin në 4 mijë e 931, prej tyre 102 të vdekur, 2 mijë e 267 të shëruar, ndërkohë që 2 mijë e 562 raste janë ende aktive.