Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se gjendja me coronavirus po rëndohet dhe se po po punojnë që të krijojnë kapacitete shtesë shëndetësore.
Ai tha se sonte Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje dhe do të merren masa shtesë, shkruan Reporteri.net.
“Në bazë të shifrave nga IKSHPK, gjendja po rëndohet jemi gati në limitet e kapaciteteve shëndetësore, po bëjmë të pamundurën përmes shërbimit spitalor, e spitaleve regjionale e private me FSK- e të tjerat që të krijojmë kapacitete shtesë shëndetësore”, tha Hoti.
Ai tha se në dy ditët e fundit janë shqyrtu masat e reja, dy skenario nga ekspertët shëndetësorë duke shqyrtuar edhe përvojat e vendeve tjera.
“Skenari i parë: Zbatim shumë rigoroz të masave eksizutese dhe të masave të reja dhe skenari i dytë shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme.Kam zhvilluar konsultime me të gjitha nivelet, jemi duke ndërtuar një startegji mediale që të merremi me këtë situatë të re. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka pajtueshmëri të përgjithshme që të shkojmë përpara me skenarin e parë, me ndërmarrjen e masave shtesë dhe me rigorozitet të plotë të atyre masave që të përcillet situata në ditët e ardhshme duke mos përjashtuar fillimin e ndjekjes për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Menjëherë sot do të votojmë në mbledhjen e qeverisë një listë të madhe të masave”, tha Hoti.