Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti a folur për takimin e 27 qershorit që pritet të mbahet në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoti ka thënë se ai do ta përfaqësoi Kosovën, ndërsa pjesën tjetër të delegacionit do ta formojnë këto ditë.
“ Në takimin në Washington fillojmë procesin e dialogut në atë takim unë do të përfaqësojë vendin tonë ndërsa delegacioni do të formohet në ditët e ardhshme. Ne kemi bërë të gjitha koordinimet e nevojshme. Kemi zgjatur dorën tek opozita, Nesër kam takim edhe me ambasadorët e Kuintit. Pozicioni që kemi formësuar për çështjet e dialogut po pritet jashtëzakonisht mirë. Ajo që na duhet ndërtim i konsensusit shtetëror në bazë të mekanizmave shtetëror”
Kryeu i ekzekutivit kosovar, ka shtuar se në Washington nuk do të bisedohet për normalizim të mardhënieve por për njohje reciprokes mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa i ka quajtur konspiracione debatet në lidhje me shkëmbim të mundshëm të territoreve.
“ Ky nuk është dialog për normalizim të marrëdhënieve, tash jemi në pikën ku duhet të akordohemi për njohjen reciproke. Ka shumë konsporacione, ne ulemi në tavolinë për të arritur marrëveshje për njohje.
“Për ti heq këto dilema ne kemi platformën tonë për dialog, unë kam mandat kushtetuese për njohjen reciproke, nuk kam mandat për të diskutuar për shkëmbimin e territoreve. Besoj që kemi vendos një kornizë brenda të cilit do të zhvillohet dialogu. Nuk shkojë atje për të hap tema që bien ndesh me qëndrimin tonë”, ka shtuar Hoti./Zëri