Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është deklaruar pas takimit të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas tensioneve të fundit në veri të vendit.
Hovenier tha se u pajtuan që situata duhet të deeskalohet, dhe tha se, sipas QUINT, kryetarët nuk është e nevojshme të dalin në punë çdo ditë.
“Pati dakordim se situata duhet të de-eskalohet por nuk di nëse mund të them se ka pajtim se si do të ndodh ky de-eskalim”. “SHBA beson, po flas edhe për kolegët, që nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur në veri të dalin në punë domosdosshmërisht çdo ditë. Në fakt, në afat të shkurtë, ne rekomandojmë që të mos ndodh kështu”.
Tutje, sipas ambasadorit amerikan, rekomandimi i SHBA-ve është që kryetarët të mos punojnë nga objektet komunale por nga ndërtesa të tjera. Mirëpo, nuk tregoi nëse kryeministri Kurti u pajtua me këtë rekomandim, pasi tha se nuk i takon atij të flasë.
“Ashtu si Qeveria ua mundësoi që ata të merrnin betimet e tyre në ndërtesa të tjera autoritare, për të shmangur konfliktin dhe perceptimin e rritjes së tensioneve, ne mendojmë se kjo është po ashtu mënyra e duhur që ata të punojnë [larg objekteve komunale]”, deklaroi Hovenier.
I njëjti ka dënuar edhe sulmet ndaj gazetarëve, dhe zyrtarëve të tjerë.