Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar kosovarët në ditën e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hovenier ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit.
Tutje ai është shprehur se SHBA janë krenare për mbështetjen e hershme dhe të qëndrueshme për partneritetin me popullin kosovar.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme për dhe partneritetin me popullin kosovar”, shkroi Hovenier.