Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur sërish për çështjen e Milan Radoiçiqit dhe sulmin që ndodhi në Banjskë.
Hovenier përsëriti se e dënojnë atë çfarë ka ndodhur.
Sa i përket lëshimit të urdhër-arrestit nga INTERPOL-i, për Milan Radoiçiqin, ambasadori amerikan u shpreh se nuk e di sesi do t’i përgjigjet Serbia kësaj kërkese.
“Ne dënojmë çfarë ka ndodhur në Banjskë. SHBA beson që të gjithë përfshirët në në sulmin kriminal duhet të mbahen përgjegjës dhe ne presim që kjo të ndodh dhe këtë e kemi bërë të qartë edhe me autoritetet në Serbi. Unë nuk e di sesi Serbia do ti përgjigjet “Red Notice” të INTERPOL-it, për Radoiçiqin”, tha Hovenier.
Ambasadori shtoi se “Red Notice” që lëshon INTERPOL-i thjeshtë pyesin qeveritë që potencialisht të arrestojnë dikë në bazë të një procesi ligjor të një vendi.
Kujtojmë se ditë më parë nga INTERPOL-i për Telegrafin nuk kanë dashur të komentojnë specifikisht për rastin e Radoiçiqit.
“Ju lutemi vini re se Organizata nuk komenton për raste ose individë të veçantë, ju këshillojmë të kontaktoni autoritetet përkatëse kombëtare”, thuhet në përgjigjen e INTERPOL.
Tutje INTERPOL ka shtuar se nuk lëshon udhër-arreste por alarme ndërkombëtare që njihen “Red Notices”.
“Për informacionin tuaj të përgjithshëm, INTERPOL nuk lëshon urdhër-arreste, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas kontrolleve të pajtueshmërisë INTERPOL lëshon alarme ndërkombëtare në kërkim të njohur si “Red Notices””, kanë deklaruar nga INTERPOL-i.