By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës i hekurt, nuk është sekret që ka shqetësime me disa politika të Kurtit
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës i hekurt, nuk është sekret që ka shqetësime me disa politika të Kurtit

Përditësimi i fundit: July 15, 2024 3:18 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë.

- Advertisement -

Diplomati amerikan theksoi se nuk është sekret se Qeveria e SHBA-së ka disa shqetësime politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti.

“Do ta them atë që e kam thënë gjithmonë. Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë. Prandaj edhe jam sot këtu sot në Gjakovë. Por kjo nuk nënkupton që pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo qeveri e Kosovës. Dhe nuk është më sekret që qeveria ime bashkë me disa nga partnerët me të cilën punojmë, kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti dhe të cilat e pamundësojnë atë çka dëshirojmë të arrijmë për Kosovën”. Ka thënë Hovenier, duke shtuar se shpreson që bashkëpunimi në të ardhmen të jetë sa më të ngushtë në mënyrë që kur të ketë çështje të vështira, të gjendet mundësi që të çohen përpara më lehtë.

Hovenier, i cili po qëndron sot në Gjakovë ku takoi edhe kryetarin Ardian Gjini, ka folur për ligjet që janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe Ligjin për KPM-në dhe KPK-në.

Ai tha se qeveria amerikane këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në përputhje me normat evropiane.

Hovenier deklaroi se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë.

“Unë kam pasur rastin që të bisedojë me zyrtarët e qeverisë. Kuptoj që ka ndjenja të fuqishme nëse janë ligjet në përputhje me normat evropiane apo jo. Këshilla është që të sigurohen që çdo legjislacion që të jetë në përputhje me normat evropian, sepse ne natyrisht mendojmë që Kosova të jetë anëtarë e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë që nuk është edhe shumë e mençur që ato organizata evropiane e kanë thënë që këto projektligje nuk janë në përputhje me normat evropiane”, shtoi Hovenier.

Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime/Demokracia/

Haki Abazi nuk di gjë për përjashtimin nga grupi i deputetëve të VV-së: Nuk kam pa vendim
Në 24 orët e fundit, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19
Reagon kryeministri Kurti për dhunimin e 11-vjeçares
Këtë ditë do të bie borë në Kosovë
Kriza me rrymën, Rizvanolli: Izoloni shtëpitë para se të bëhet ftohtë
Artikulli i mëparshëm PDK në Gjilan numëron dështimet e kryetarit Alban Hyseni, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti
Artikulli tjetër Shaqiri pensionohet nga Zvicra

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.