Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve “sfiduese” të qeverisë së saj, të cilat ka thënë se po e ndikojnë partneritetin e vendit me SHBA-në.
Ai ka kërkuar që qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët SHBA-në.
Këto deklarata, ambasadori i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID-it.
“Jemi duke u përballur me sfida me qverinë Kurti dhe këto sfida e kanë ndikuar kualitetin e marrëdhënieve tona”, ka thënë ai.